Për ne

Ne në Meda-3 jemi të dedikuar që në mënyrë profesionale, kualitative dhe efikase të zbatojmë të gjithë proceset gjatë prodhimit dhe montimit të dritareve dhe dyerve plastike, nga alumini, dhe montazhit të qelqit.

Permbledhje e shkurter

Ne në Meda-3 jemi të dedikuar që në mënyrë profesionale, kualitative dhe efikase të zbatojmë të gjithë proceset gjatë prodhimit dhe montimit të dritareve dhe dyerve plastike, nga alumini, dhe montazhit të qelqit.

Meda-3 ka filluar në mënyrë modeste në vitin 1992, si një biznes familjar me kompaninë e quajtur “Universal-Kristal”.

Me dedikimin dhe ekspertizën e vet, Meda-3 me kalimin e kohës në fushën e vet u shëndrua në një lider regjional.

Si vërtetim për suksesin e kompanisë sonë janë certifikatat e shumta ndërkombëtare për kualitetin, bashkëpunimi me partnerë të suksesshëm ndërkombëtarë dhe të vendit si dhe bashkëpunimi me klientë dhe partnerë të profileve të ndryshme. Meda-3 ka fituar certifikatat e kualiteti për prodhimin e aluminit ISO 9650, dhe për prodhimin e qelqit DIN ISO 9001. Partnerët që marrin pjesë në suksesin e Meda-3 janë prodhuesi gjerman VEKA, dhe prodhuesi i njohur i qelqit nga Bullgaria “Mantara”. Përpunimi i gjithë programit prodhues në Meda-3 bëhet sipas dimensioneve të kërkuara nga klientët.

Si hap i mëtejshëm në karrierën tonë të suksesshme ishte ndërtimi i hapësirës së re të depos për shitblerjen e qelqit dhe profileve me shumicë në sipërfaqe pre 3000m2, krahas dy punëtorive ekzistuese në lagjen Drenovec.

Lokacionet ku mund të na gjeni janë të shënuara në hartën e sajdbarit të djathtë. Klikoni në të për të zmadhuar hartën dhe për të parë më mirë vend lokacionin.

Për klientët dhe partnerët tonë

Në Meda-3 kemi profile të ndryshme të klientëve dhe partnerëve. Gjatë ekzistimit tonë të deritanishëm, si klient mund të numërojmë një numër të madh të personave privat, kompanive dhe ndërmarrjeve, institucioneve qeveritare dhe ndërkombëtare, si dhe shumë shkolla dhe universitete.

Në bashkëpunim me USAID-in, në mënyrë të suksesshme kemi kryer bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë gjatë renovimit të disa shkollave fillore në gjithë Republikën. Universiteti Shtetëror i Tetovës është gjithashtu një nga klientët tanë.

Si klientë tanë paraqiten gjithashtu personat privat, për ndërtimin e objekteve komerciale, siç janë banesat, shtëpitë dhe vikend shtëpitë, gjithashtu na paraqiten firmat dhe kompanitë e ndryshme, për ndërtimin e ndërtesave dhe objekteve zyrtare.